Vitia: 550 mijë euro investime në Klinikën e Oftalmologjisë
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë ka filluar investimet në pajisje mjekësore moderne dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë.

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, ka shkruar në Facebook se shpejti do të arrijë aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik për foshnjat e lindura para kohe, si dhe do të ketë rinovime e riorganizime në repartet e Klinikës A dhe B si pjesë e transformimeve nëpër klinika.

“Në vijim janë dy repartet e tjera C dhe D, së bashku me sallat operative dhe diagnostikën. Pajisjet e reja mjekësore dhe infrastruktura e përmirësuar mundësojnë saktësi dhe shpejtësi në diagnostikim, shërbime të reja, rritje të cilësisë së shërbimeve ekzistuese, dyfishim të shërbimeve, ekonomizim të shpenzimeve publike”, ka shkruar Vitia.

Sipas tij, vendosja në përdorim e pajisjeve të reja minimizon rastet e trajtimit jashtë spitaleve publike, ku kursimet afatmesme do të kapin shumën rreth 6 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024