Ligji i kthyer për rishqyrtim nga vendimi i presidentes shqyrtohet sot në komision
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrtoj vendimin e presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit” si dhe shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut.
Bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer këtë ligj për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
“Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë. Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse”, thuhet në vendimin e presidentes.
https://kosovapress.com/veto-e-presidentes-cfare-fshihet-pas-kthimit-per-rishqyrtim-te-dy-ligjeve