Federata e Volejbollit e Kosovës do të paraqitet me plot pesë ekipe kombëtare të moshave të ndryshime, në kualifikimet evropiane për vitin 2024.
Por, vëmendja kryesore gjatë vitit të ardhshëm do të jetë të paraqitja e Kombëtareve A, raporton KosovaPress.Vajzat e Kombëtares A, kualifikimet për CEV EuroVolley 2026 do t’i fillojnë me tri ndeshje në gusht e shtator të vitit 2024, dhe tri ndeshje tjera në korrik e gusht 2025.
Po ashtu, në skenën ndërkombëtare të angazhuara do të jenë edhe Kombëtaret U18.
Kombëtarja U18 (djemtë), më 18 janar 2024, në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, do ta fillojë kampanjën kualifikuese për CEV U18, me garat që në formë turneu do të mbahen nga 18-21 janar 2024. “Dardanët” e rinjë do të jenë në grup me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Në konkurencën e vajzave, Kosova do të paraqitet edhe në kualifikimet e CEV U20. Vashat tona U20 do ta kërkojnë biletën për kualifikim tutje, në një grup të vështirë me Turqinë dhe Rumaninë. Turneu kualifikues i grupmoshës U20 do të zhvillohet në Ankara, nga 23 deri më 27 janar 2024.