Villarreal fundos Barcelonën në ndeshjen me tetë gola
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Villarreal kanë mposhtur sonte Barcelonën si mysafirë në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligës me rezultat 5:3.

Katalanasit, të cilët mbetën pa titull në Superkupën e Spanjës në janar dhe u eliminuan në çerekfinale të kupës ndaj Bilbaos, zhgënjyen serish tifozët besnikë.

Dy golat e parë për mysafirët i shënuan Gerard Moreno (41) dhe Ilias Akhomach (54).

Barcelona bëri kthesë të plotë në dhjetë minuta përmes Ilkay Gundogan (60), Pedri (68) dhe Eric Bailly (autogol, 71), por më pas u dorëzua dhe pranoi tre gola të tjerë - Goncalo Guedes (84), Alexander Sorloth (90 +9 ), Jose Luis Morales (90+11).

Barcelona është e treta në tabelë me dhjetë pikë më pak se lideri Real, ndërsa Villareal është i 14-ti me 23 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024