Vidhen para, dukat e gjësende më vlerë në Leshan e Krushë të Vogël
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vidhen para, dukat e gjësende më vlerë në Leshan e Krushë të Vogël
Foto Ilustruese
Dy raste të vjedhjeve janë raportuar gjatë së dielës në rajonin e Suharekës dhe Prizrenit, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpi private dhe kanë marrë sende me vlerë, përfshirë stoli ari dhe para të gatshme.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur në fshatin Leshan të Suharekës, në intervalin kohor nga ora 16:20 deri në 20:15. Këtu, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një qytetari dhe kanë vjedhur një sasi stolish ari. Të dyshuarit nuk janë kapur e as identifikuar ende.
Ndërkohë, një rast tjetër i vjedhjes më të rëndë, është raportuar në të ketë ndodhur fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit, ku, po ashtu, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një mashkulli kosovar. Nga aty janë vjedhur stoli ari, para të gatshme si dhe gjësende të tjera me vlerë.
Edhe këtu, si në rastin e Leshanit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendet e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.