Vetura godet për vdekje këmbësorin në Velekincë të Gjilanit
Lexohet për: 1 min.
449241150_1005415927634490_1413789289419838844_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person i moshës 36-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në Velekincë të Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale të Gjilanit, ka bërë të ditur për KosovaPress, se rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë.

“Dyshohet se viktima, shtetas i Kosovës, rreth moshës 36-vjeçe, duke trupuar rrugën, është goditur nga një veturë me tabela vendore. Mjeku kujdestar ka njoftuar se përkundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, ka thënë ai.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024