Vetmia, më vdekjeprurëse sesa pirja e duhanit dhe mbipesha
Lexohet për: 3 min.
vetmia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mjeku më i mirë i Amerikës i është bashkuar përpjekjeve të OKB-së për të luftuar vetminë, për të cilën ai thotë se është më e rrezikshme se obeziteti, pasiviteti fizik – madje edhe se pirja e 15 cigareve në ditë.

Vivek Murthy, kirurgu i përgjithshëm, këtë javë iu bashkua një komisioni të OKB-së për lidhjet sociale, i cili synon të trajtojë izolimin globalisht dhe shkallën më të lartë të goditjes në tru, ankthit, demencës, depresionit dhe vetëvrasjes që vetmia shkakton.

Nivelet e vetmisë janë rritur për vite me radhë, por u përkeqësuan shpejt gjatë bllokimit në pandemi.

Amerikanët shpenzonin rreth 20 minuta në ditë me miqtë e tyre në vitin 2020, ndërsa nga një orë në ditë rreth dy dekada më parë.

Studimi i Nature Medicine: Cigaret elektronike mund t’iu ndihmojnë të lini duhanin - KosovaPress

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ky problem shkon shumë përtej kufijve të Amerikës.

Rreth një e katërta e të moshuarve në nivel global janë të izoluar nga shoqëria, si dhe midis 5-15 për qind e adoleshentëve, sipas një studimi që ka të ngjarë të jetë një nën-numërim.

Murthy tha se izolimi social kishte 'pasoja të thella shëndetësore dhe shoqërore', duke përfshirë një shans 30 për qind më të lartë për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

Këshilla e Murthy ndaj amerikanëve është që të angazhohen më shumë me miqtë, të afërmit dhe kolegët dhe të shpenzojnë më pak kohë në internet dhe në mediat sociale.

“Të jesh i izoluar nga shoqëria është po aq keq për ty sa të pish 15 cigare në ditë”, tha Murthy. “Është gjithashtu më keq sesa të jesh mbipeshë ose të mos ushtrosh”, shtoi ai.

​Kafshët shtëpiake janë një nga motivimet më të mëdha për të lënë duhanin - KosovaPress

Vetmia rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me gati 30 për qind, dhe ata me marrëdhënie të dobëta shoqërore kanë gjithashtu një rrezik më të madh për goditje në tru dhe sëmundje të zemrës.

Izolimi gjithashtu rrit gjasat e një personi për të përjetuar depresion, ankth dhe çmenduri.

Tani më shumë se gjysma e amerikanëve përjetojnë vetminë, veçanërisht të rriturit më të rinj.

Teknologjia e ka përkeqësuar problemin

Një studim zbuloi se njerëzit që përdornin mediat sociale për dy orë ose më shumë në ditë kishin më shumë se dy herë më shumë gjasa të raportonin se ndiheshin të izoluar nga shoqëria sesa ata që ishin në aplikacione të tilla për më pak se 30 minuta në ditë.

Për t'iu kundërvënë vetmisë, fëmijët duhet të mësohen se si të ndërtojnë dhe mbajnë marrëdhënie të shëndetshme, të bisedojnë me miqtë, të bashkohen në klube sociale, të dalin vullnetarë ose të ulen për një vakt me njerëz.

“Leje cigaren për 45 ditë” - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024