Vërshohen disa lagje në kryeqytet, shkaktohen vështirësi në qarkullim
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Reshjet e mëdha të shiut që ranë të enjten pasdite në Prishtinë kanë shkaktuar vërshime në lagjet “Dardania” dhe “Lakërishtë” në kryeqytet.

Ekipe të KosovaPress kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tuneli te Stacioni i Autobusëve tërësisht i mbuluar nga uji dhe një veturë e përmbytur.

Vërshimet në këto lagje kanë shkaktuar vështirësi për autobusët dhe veturat në Prishtinë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka njoftuar në Facebook se të gjitha ekipet dhe operatorët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike janë në teren, duke ndihmuar Drejtorinë për Siguri e Emergjenca dhe Zjarrfikësit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024