Vërshime edhe në Podujevë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot disa qytete të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet.

Vërshime janë shkaktuar në komunën e Pejës, atë Gjakovës, Skënderajt, Istogut, Mitrovicës. Nga vërshimet është prekur edhe Podujeva.

Në fshatin Gllamnik, një qytetar për KosovaPress ka dërguar video, në të cilat shihet se oborri i tij është përfshirë nga uji, niveli i të cilit ka arritur deri te shkallët e shtëpisë. Edhe një qytetare nga Gllamniku ka treguar se oborri i shtëpisë së saj është përfshirë nga vërshimet.

Uji nuk ka depërtuar brenda shtëpive të tyre, por në stallat e bagëtive, shkruan KosovaPress

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.

IHMK ka potencuar se situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim. “Nivelet dhe prurjet e lumenjëve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./KosovaPress

https://kosovapress.com/vershime-ne-peje-rrezikohen-disa-lokale/
https://kosovapress.com/ihmk-reshjet-mund-te-kene-shkaktuar-veshtiresi-te-qarkullimit-e-rreshqitje-dheu/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024