Veriu, Lajçak: Shoh akte të dhunshme që mund të rilindin, koha për deeskalim është tani
Lexohet për: 2 min.
96121643796992
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri. Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për deeskalim të situatës në veri të Kosovës është tani.

Lajçak në konferencën para ministrave të BE-së tregoi çka nënkupton me shtensionim të situatës.

Ai foli për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa u shpreh po ashtu se eskalimi po vazhdon të ndodhë në komunat në veri të vendit.

Derisa foli për dhunën që protestuesit serbë ushtruan ndaj institucioneve të sigurisë, Policisë dhe KFOR-it, si dhe ndaj gazetarëve, Lajçak theksoi se presin hetim të mirëfilltë penal dhe dënim për të gjithë kryerësit.

Sipas emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës është dëmtuar imazhi i vendeve që synojnë integrimin evropian.

Sa i përket lirimit të tre policëve të marrë peng në territorin e Kosovës nga Serbia, Lajçak tha se ka ndodhur falë bashkësisë ndërkombëtare. 

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025