Vengu: 146.7 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore
Lexohet për: 1 min.
FATKEQESITE NATYRORE
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu bëri të ditur sot se përmes aktit normativ të fillimshtatorit, është vendosur shpërndarja e 146.707.383 lekëve për dëmshpërblime ndaj familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore të ndodhura në periudhën 2016-2019.

Vengu ndau sot lajmin e mirë për 1039 banorë në 17 bashki të vendit.

Sipas ministrit, nga ky vendim përfitojnë të prekurit nga tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe zjarret.

“Ky hap është një shenjë angazhimi konkret nga ana e qeverisë shqiptare për t’u qëndruar pranë qytetarëve në kohë nevoje, ndërsa akti normativ parashikon edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të uzinave ushtarake të krijuara për periudhën 2010-2024”, shtoi ministri./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024