Vendoset gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në lagjen Rezinë të Gjakovës
Lexohet për: 2 min.
ZKP ZKM 19 10 2022 (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pas ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët në Ponoshec të Gjakovës, po sot, u vendos edhe gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në lagjen Rezinë të kësaj komune, po ashtu investim i Ministrisë së Arsimit.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm, për shkak se të gjitha studimet kanë treguar që suksesi në shkollat fillore është i lidhur drejtpërsëdrejti me suksesin që kanë treguar fëmijët në shkollimin parashkollor.

“Edukimi parashkollor është vendimtar për suksesin e mëtutjeshëm në arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve”, u shpreh ai.

Objekti dykatësh, me gjithsej 1400 metra katrorë, është i planifikuar për 150 fëmijë. Ai do të këtë shtatë dhoma për qëndrim të fëmijëve, tri dhoma të gjumit për fëmijë, hapësirën për qëllime të ndryshme, kuzhinën, dhomën e mjekut, dhomën e psikologut, administratës dhe një hapësirë shtesë teknike.

Sipas kontratës, koha e realizimit të këtij projekti është 24-muaj, ndërkaq vlera e investimit është rreth 759 mijë euro.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti, ishte i shoqëruar nga ministrja  e Arsimit Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në fund të muajit shtator ishin nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Miresh të Gjilanit, Kamenicë dhe Gjakovë, të cilës iu vendos gurthemeli sot.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025