Vendimi për dinarin, shqetësime për sanksione të reja
Lexohet për: 3 min.
bashkimi-evropiann
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Shpërfillja e kërkesave të aleatëve ndërkombëtar për shtyrje të vendimit për dinarin serb mund të sjell masa të reja ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, thonë analistët politikë. Sipas tyre, Kosova asnjëherë nuk ka arritur të gjitha qëllimet e saj me një vendim, andaj nevojitet koordinim me aleatë. Megjithatë, masa të reja ndëshkuese për shkak të rregullores së re të BQK-së, nuk presin në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundrazi, ata kërkojnë që sa më shpejtë të largohen masat ekzituese. 

Analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për KosovaPress se në bazë të insistimit të Bashkimit Evropian dhe ShBA-së për shtyrje të vendimit për dinarin, Kosova po rrezikon shumë për sanksione të reja. 

Po ashtu edhe analisti tjetër politik, Arton Demhasaj, thotë se ka tendencë nga BE-ja që të ashpërsojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të vendimit për dinarin. 

Por të kundërtën e thotë deputeti i LVV-së, Driton Hyseni. 

Sipas tij, masa të reja ndëshkuese ndaj Kosovës nuk do të ketë, madje thekson se BE-ja duhet t'i largojë sa ma parë ato ekzistuese. 

Sipas rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e parasheh që valutë e vetme e pagesave në Kosovë të jetë euro. 

Pas reagimit të madh ndërkombëtar, BQK-ja ditë më parë ka hartuar një plan të ri, por jo më të gjatë se tre muaj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

BQK-ja njoftoi se ka marrë një sërë masash lehtësuese për serbët e Kosovës në katër komunat veriore, përfshirë duke hapur një linjë telefonike falas (0800-222-55), një e-mailit për ankesa, si dhe numrit të dedikuar në ‘viber’.

Ndër masat lehtësuese që ajo ka ndërmarrë janë lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, “për të inkurajuar institucionet financiare jobankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore. /E. Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024