Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur në ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella. Pas takimit, Osmani dhe Vella thanë se shpresojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të ndodhë në muajin dhjetor.
Presidentja Vjosa Osmani gjatë konferencës për media, tha kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes të dy vendeve dhe ajo është mirënjohëse që Malta nuk ka munguar asnjëherë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Ajo tha se në takim me presidentin Vella, kanë diskutuar edhe cështjen e liberalizimit të vizave, ku theksoi se është e pa drejtë që qytetarët e Kosovës të mos ketë liberalizim të vizave.
“Duhet të jepet fund përjashtimi i pa drejtë të qytetarëve të Kosovës nga ky proces, shpresojmë që vendimi të merret më së largu deri në dhjetor përgjatë presidencës çeke, pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deri tanishme duke mos përcaktuar kritere të reja teknike, të cilat afrojnë të cilat vetëm do ta vazhdonin pa drejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës...perspektiva jonë evropiane janë jo vetëm në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë por janë interes gjeo-strategjik i vet Bashkimit Evropian”, tha ajo.
“ Malta vlerëson kredibilitetin e Kosovës nuk ndalet vetëm ne nivelin bilateral, ne vazhdojmë të mbështesim bashkëpunimin tonë. Gjithashtu në një perspektive maltive..E mirëpres raportin e zgjeruar të Komisionit Evropian të lëshuar këtë muaj dhe inkurajoj Kosovën të vazhdoj në pjesën e saj të reformës, të rrisin perspektivën evropiane. Gjithashtu do të shtoj se Malta e mbështet propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me të dhënë se Kosova i ka përmbushur kriteret vite më parë, prej rajoni dhe perspektiva më e gjerë ka kohë që ka qenë pozicioni i Maltës...Malta e mbështet marrëveshjen me Serbinë, si dhe procesin e pajtimit mes Beogradit dhe Prishtinës, po presim me padurim zgjidhjen e problemeve që kanë mbetur edhe krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha ai.
Sipas tij, vendimi për liberalizim të vizave është vendim strategjik të cilët nuk është vetëm në interes të Kosovës por edhe në të mirë të Bashkimi Evropian.