Vdiq pas një viti në gjendje kome, si pasojë e grushtit në kokë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdiq pas një viti në gjendje kome, si pasojë e grushtit në kokë
QKUK-ilustrime-fotot_Xhemail Sllovinja (7)
01/05/2026 - 10:37
Linku u kopjua

Pas gati një viti qëndrimi në komë, një person ka vdekur në spitalin e Prizrenit.

Bëhet fjalë për një 62-vjeçar, që më 26 maj 2025, ishte goditur me grusht në kokë nga një shtetas i Shqipërisë, i moshës 22-vjeçe, i cili që nga ajo ditë gjendet në arrati.

Incidenti kishte ndodhur në një rrugë të Ferizajt në orët e mbrëmjes.

Me këtë zhvillim, rasti nga “Lëndim i rëndë trupor” është rikualifikuar në “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje”.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndërsa hetimet janë intensifikuar për kapjen e të dyshuarit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026