Vdes një person në Prishtinë, e kishin zënë disa panele druri
Lexohet për: 1 min.
Policia-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën, pasi të njëjtin e kishin zënë disa panele druri në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kishte dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën në orën 21:15.

“Prishtinë  03.12.2023 – 21:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.  Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024