Vdes një i burgosur në Klinikën Infektive
Lexohet për: 1 min.
infektivee
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës ?07:30 në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri A.S, i lindur më 1975.

Sipas njoftimit të ShKK-së, në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë.

“Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë. Si rast i rëndë shëndetësor, ka qenë i vaksinuar me dy doza të vaksinës anti COVID-19. Për këtë rast është bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit dhe ka qenë në procedurë. A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”< thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025