Vdes një 79 vjeçar në Entin Special Mental në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Një person ka vdekur në Entin Special Mental në Ferizaj, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj. Qazim Reka, zëdhënës i policisë rajonale për Ferizaj, ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:20. “Sot rreth orës 10:20 jemi informuar se në Entin Special Mental Ferizaj, personi B.K. (79), me të meta mentale, ka vdekur në mënyrë natyrale. Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rast hetimi mbi vdekje”, tha ai.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
132
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024