Vdes ish-ylli i Manchester United
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-ylli i Manchester United, Bobby Power ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin në pankreas në moshën 40 vjeçare.

Power vdiq në Hospice Dr Kershaw në Oldham, vetëm dy javë pasi u martua me të dashurën e tij që nga fëmijëria, Jemma Power-Bliss, para miqve dhe familjes në ditën e Shën Valentinit, raporton KosovaPress.

Ai la pas vetës edhe tri vajzat e tij të reja, Loren (20 vjeç), Kaitlyn (19 vjeç) dhe 12 vjeçaren, Heidi.

Bobby ishte lojtar i të rinjve të United në vitet e ’90-ta, para se të bëhej një trajner personal dhe i famshëm në rrjetet sociale si motivues.

Si tinejxher, ai gjithashtu u paraqit si Gordon Burley në filmin e futbollit “There’s Only One Jimmy Grimble” në vitin 2000.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025