Vdes ish-lojtari i Dritës
Lexohet për: 1 min.
Drita
1 vit më parë
Linku u kopjua

Klubi i futbollit Drita ka bërë të ditur se ish-futbollisti i kësaj skuadra, Bekim Maliqi ka vdekur.

Maliqi për skuadrën gjilanase ka luajtur gjatë viteve të 90-ta, derisa për vdekjen e tij, Drita i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së tij duke shprehur dhimbjen e madhe.

“Me dhimbje morëm lajmin për ikjen e parakohshme të ish-lojtarit tonë, Bekim Maliqit. Bekimi mbrojti ngjyrat e Dritës në vitet më të vështira për vendin ato të 90-ta. E nderuara familje Maliqi, FC  DRITA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe gjithë atyre që e njohën Bekën. Pusho i qetë Bekim!”, thuhet në letrën e Dritës dërguar familjes Maliqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025