Vazhdon vendosja e kamerave në shkolla, Komuna e Prishtinës s’ka raporte për efektet e tyre
Lexohet për: 2 min.
tema-kamerat-ne-shkolla-190323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka filluar vendosjen e kamerave të sigurisë edhe nëpër shkollat dhe çerdhet në fshatrat e kësaj komune, në tentim për të minimizuar dhunë dhe rastet tjera penale nëpër këto institucione.

Plani për vendosjen e kamerave të sigurisë nëpër shkollat dhe çerdhet në kryeqytet ka filluar që në dhjetor të vitit 2022 dhe komuna e Prishtinës tashmë ka kaluar edhe në fshatra.

Së fundmi, kamerat janë vendosur edhe në shkollën “Ali Kelmendi”, në Barilevë, me qëllim që nxënësit të ndihen të sigurt në ambientet e shkollës.

Drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Besiana Musmurati ka theksuar për KosovaPress se vendosja e kamerave po bëhet pasi rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen.

Ajo ka shtuar se kamerat janë vendosur në hapësirat ku lejohet me ligj, por ka nënvizuar se ende nuk kanë statistika të qarta nëse kamerat e vendosura po kontribojnë në parandalimin e rrahjeve dhe kacafytjet e nxënësve nëpër shkolla.

“Ende nuk kemi statistika sepse ato prodhohen një herë në vit që i marrim nga Policia e Kosovës, sepse raportim për rrahje në mes së nxënësve bëhet së pari në Polici dhe për krahasimin në mes së statistikave duhet që të presim edhe një kohë që të shohim se çfarë rezultate kanë sjell këto kamera, në uljen dhe zvogëlimit të rasteve të incidenteve nëpër shkolla...”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e shkollës fillore e mesme e ulët “Ali Kelmendi”, në fshatin Barilevë, Bedrie Pireva ka thënë për KosovaPress se që nga vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla nuk kanë hasur as bullizëm, por as shkelje të drejtave të fëmijëve, pasi tanimë ata e dinë që janë nën vëzhgimin e kamerave.

Ndërkohë, sipas drejtoreshës së arsimit në Prishtinë, Besiana Musmurati, Komuna e Prishtinës deri në fund të mandatit ka synim të përfundojnë me vendosjen e kamerave në të gjitha shkollat në kryeqytet.\B.Kodraliu\

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025