Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Mitrovicën e Veriut
Lexohet për: 2 min.
Mitrovica e Veriut
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike, sipas planit të paralajmëruar.

Lirimi i hapësirave publike sot është bërë në rrugën “Princi Millosh”, e cila sikurse i gjithë qyteti, ishin të bllokuara ndër vite nga mos veprimi i ish-qeverisjes dhe inspektoratit të komunës.

“Ashtu siç jemi zotuar, që do të përgjigjemi pozitivisht kërkesave të qytetarëve, kemi vazhduar në lirimin e hapësirave si dhe largimin e pengesave përgjatë trotuareve”, thuhet në një postim të Komunës së Mitrovicës së Veriut në Facebook.

Komuna e Mitrovicës së Veriut u bënë thirrje afaristëve që të shfrytëzojnë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike aty ku nuk pengohet lëvizja e lirë sipas rregulloreve në fuqi duke aplikuar për pëlqim në Drejtorinë për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi në objektin e komunës së Mitrovicës Veriore.

“Gjatë këtij aktiviteti, vlen për t’u nënvizuar bashkëpunimi i qytetarëve, të cilët I falënderojmë për bashkëpunimin, të njëjtit duke u bë pjesë e rëndësishme e këtij procesi konform ligjeve, kontribuojnë ndaj të mirave të përbashkëta, e që përmirëson cilësinë e jetës të secilit prej nesh”, përfundon njoftimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025