Vazhdon dominimi total i Trepçës në elitën e basketbollit kosovar
Dëgjoje me zë...
Vazhdon dominimi total i Trepçës në elitën e basketbollit kosovar
Kampionët në fuqi të Kosovës, Trepça, kanë treguar dominim të plotë në derbin e javës ndaj Golden Eagle Yllit, duke fituar në udhëtim me rezultatin e pastër 91:80.
Skuadra e mitrovicës e kontrolloi lojën pothuajse nga fillimi deri në fund, duke u treguar tejet efikase me 57.69% saktësi nga loja dhe duke shënuar 10 treshe vendimtare që bënë diferencën në Suharekë.
Edhe pse vendasit dominuan në kërcime me 30 sosh, saktësia e lartë e "Xehetarëve" dhe gjakftohtësia nga vija e gjuajtjeve të lira (77.8%) bënë që fitorja të ishte e merituar.
Kjo fitore e rëndësishme konfirmon formën e lartë të Trepçës dhe synimin e tyre të palëkundur për të mbrojtur titullin e kampionit në ProCredit Superligë.
“Xehtarët” kanë mbledhur 47 pikë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara dhe ajnë lider të pakontestueshëm pas Bashkimi që është i dyti, ka mbledhur 40 pikë.
KosovaPress