Vazhdon aksioni i policisë tek ministria e Mjedisit
Lexohet për: 2 min.
3 vite më parë
Linku u kopjua
Policia është duke vazhduar bastisjen tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Aksioni i policisë është vazhdimësi e rastit “Brezovica”.
Tashmë para objektit shihen edhe forca policore.
Aksioni për ndërtimet në Brezovicë është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.
Deri më tani siç ka treguar për KosovaPress kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari nuk ka të arrestuar.
Deri më tani Jashari tregoi se nuk ka të arrestuar.
“Po, është duke vazhduar aksioni. Aksioni është duke vazhduar në 10 lokacione përfshirë edhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor. Tani për tani nuk ka të arrestuar është duke vazhduar bastisja”, ka tregoi Jashari.
Kujtojmë që aksioni policor për ndërtimet në Brezovicë ishte zhvilluar edhe në mëngjesin e 21 dhjetorit. Në këtë aksion u arrestuan 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.
Ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se nga viti 2014 deri në vitin 2018 ka pranuar ryshfet – para dhe dhurata me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend zonën e Brezovicës.
Dyshohet se ai ka pranuar para në vlerë 940 mijë euro, 5 shtëpi vikendi në vlerë 300 mijë euro, dhe një veturë në vlerë prej 78 mijë euro, për një shumë të përgjithshme 1 milion e 318 mijë euro.