Vatikani jep detaje nga gjendja e fundit shëndetësore e Papa Françeskut
Bota
Lexohet për: 2 min.
Vatikani jep detaje nga gjendja e fundit shëndetësore e Papa Françeskut
10 orë më parë
Linku u kopjua

Gjendja e Papa Françeskut mbetet "kritike" pasi pësoi një "krizë të zgjatur të frymëmarrjes të ngjashme me astmën" sot, tha Vatikani.

Papa është "më keq se dje" dhe ka marrë një transfuzion gjaku, thuhet në deklaratë.

Vatikani raportoi se Papa 88-vjeçar ishte i vetëdijshëm dhe në kolltukun e tij, por kishte nevojë për "fluks të lartë" oksigjeni dhe prognoza e tij "mbetet e pasigurt".

Transfuzioni i gjakut ishte i nevojshëm për shkak të një numri të ulët të trombociteve, i lidhur me aneminë, tha Vatikani.

Gjendja e Atit të Shenjtë mbetet kritike”, thuhet në deklaratë. "Papa nuk është jashtë rrezikut. Ati i Shenjtë mbetet i qetë dhe e kaloi ditën në një shtrojë, megjithëse është më keq se dje."

Papa po trajtohet për pneumoni në spitalin Gemelli në Romë, ku u shtrua për herë të parë më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje.

Më herët, Vatikani njoftoi se Papa nuk do të paraqitet në publik për të udhëhequr lutjet me pelegrinët të dielën, që do të thotë se ai do të humbasë ngjarjen për të dielën e dytë radhazi.

Të premten, mjekët e tij thanë se nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm për jetën e tij, por se ai "nuk ishte jashtë rrezikut". Gjendja e tij më parë ishte përshkruar si komplekse.

Gjatë 12 vjetëve të tij si udhëheqës i Kishës Katolike, argjentinasi u shtrua në spital disa herë, përfshirë në mars 2023, kur kaloi tri net në spital për shkak të problemeve me bronkit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025