Valencia e interesuar për situatën e kontratës së Aro Muric
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Valencia e interesuar për situatën e kontratës së Aro Muric
Valencia ka shprehur interes për të ditur situatën kontraktuale të portierit Aro Muric nga 30 qershori e tutje, i cili i përket Ipswich Town, të cilët sapo janë ngjitur në Premier Ligë.
27-vjeçari këtë sezon ka luajtur si huazim, me mundësi blerjeje, të Sassuolos në Serie A. Klubi i pagoi Burnley 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e portierit Kosovar në korrik 2024.
Siç raporton Cadena SER, Valencia po shqyrton aktivizimin e klauzolës së blerjes të Dimitrievskit para 30 qershorit. Në këtë skenar, një mundësi është të nënshkruajë një portier me përvojë në nivelin më të lartë me kushte financiare më të favorshme sesa blerja e Julen Agirrezabalas.
Ndërkohë Muric, i huazuar nga City, ishte pjesë e Nottingham Forest në sezonin 2019/20. Atë sezon, në Kampionat, ai u përball me Leeds, Corberan dhe Marcos Abad trajnerin e portierëve të Valencias, të cilët u kurorëzuan kampionë dhe siguruan rikthimin e tyre në garën më të lartë të futbollit anglez.
Juventusi kishte shprehur interesim për portierin dardan në janar. Megjithatë, në fund nuk u realizua asgjë në këtë drejtim.
KosovaPress