Valdete Idrizi: Së shpejti vuloset fitorja e Partisë Demokratike dhe e Bedri Hamzës si kryeministër
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
valdete 1
23 orë më parë
Linku u kopjua

Valdete Idrizi, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, vazhdon angazhimin e saj duke u takuar me qytetarët në çdo lagje e fshat të Mitrovicës. Idrizi që mban numrin 36 në listën e PDK-së ka zhvilluar një seri takimesh frymëzuese me qytetarët e Lagjes Ilirida, Shipol, dhe fshatit Kqiq të MItrovicës.

Ajo ka shpërndar në llogarin e saj në facebook pamje nga këto tubime ku ka marr pjesë edhe kandidati për kryeministër z. Bedri Hamza.

„Kçiqi definitivisht ka puls! Falemnderit nga zemra për gjithë këtë mobilizim dhe mbështetje! Së shpejti vuloset fitorja e Partisë Demokratike dhe e Bedri Hamzës Kryeministër“, ka shkruar ajo për takimin me banorët e Kqiqit.

Poashtu ajo ka falenderuar edhe banorët e dy lagjeve më të mëdha në Mitrovicë, Ilirida e Shipol

„liridë, të falemnderit! . Era e fitores nuk është ndryshe, veq kështu si sonte. Të gjithë bashkë drejt fitores” shkroj ajo për tubimin me banorët e Iliridës. Ndërsa në një postim tjetër për tubimin në Shipol ajo shkrojë: - „Edhe Shipoli ishte i jashtëzakonshëm sonte. Çfarë energjie fantastike për fitoren e 9 Shkurtit. Falemnderit nga zemra“

Ky angazhim i saj tregon dedikimin e thellë për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndihmuar në forcimin e komunitetit, duke mbështetur programin e Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim dhe mirëqenie sociale.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025