Vala e privatizimit, AKP pranon 59 oferta për 31 asete në vlerë mbi 2 milionë euro
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot shpalli fituesit e përkohshëm për shitjen e 31 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore numër 64 përmes metodës së likuidimit, për të cilat u pranuan 59 oferta në vlerë të përgjithshme 2 milionë e 212 mijë e 467 euro.

Muharrem Arifi, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit ekzekutiv - operativë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, njoftoi se deri më tani janë privatizuar 2.913 asete, ndërsa në Fondet e Mirëbesimit janë grumbulluar gjithsej 784 milionë e 114 mijë e 302 euro.

“Shuma e fondeve e aprovuar nga Bordi i Agjencisë për shpërndarje te kreditorët e ligjshëm deri më 31 tetor 2023, është 62 milionë e 684 mijë e 180 euro për 303 ndërmarrje shoqërore. Pagesat ndaj kreditorëve të ndërmarrjeve shoqërore deri më 6 tetor 2023 janë bërë në shumën 61 milionë e 389 mijë e 539 euro”, tha Arifi.

Sa i përket shpërndarjes së 20 përqindëshit, Arifi tha se AKP-ja po vazhdon me miratimin e listave dhe shpërndarjen e shumës së 20% të të hyrave nga shitjet e aseteve për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore.

Ai bëri të ditur se deri më tani janë shpërndarë 163 milionë e 379 mijë e 229 euro, ndërsa numri i përgjithshëm i përfituesve të 20% është 52.100 ish-punëtorë.

Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe ka mandatin e autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privatë përmes një procesi transparent.

AKP shpall qiradhënie të dy aseteve të “Inex Sharr Planina” në Brezovicë - KosovaPress

AKP miraton kërkesën e MSH-së për qiradhënie të një hapësire në Fushë Kosovë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024