Vajza nga Vlora shpallet kampione e botës në kik-boks
Lexohet për: 1 min.
Ilda Lelo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ilda Lelo u shpall kampione bote në kick boks për peshën 62.5 kg.

Titulli WKU World, World Kickboxin Union për femra u mbrojt nga sportistja shqiptare e Flamurtarit, në pallatin e sportit në Vlorë. Ajo arriti të triumfonte përballë sportistes turke Tugba Gyl Bozkya pas pesë raundesh.

Një fitore kjo që I dha mundësinë Ilda Lelos që të mbrojë titullin e kampiones së botës për herë të dytë. Mes emocionesh, Lelo u shpreh e lumtur për arritjen ndërsa një mbrëmje të mrekullueshme e quajti dhe trajneri I saj, Alban Alikaj.

Ndërkohë emocione të forta dhuruan dhe përballjet e tjera të sportistëve shqiptarë që u zhvilluan në pallatin e sportit në Vlorë. /TCH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025