Ushtria izraelite thotë se ka vrarë liderin e Hezbollahut
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha të shtunën se Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i grupit libanez Hezbollah u vra në një sulm të madh ajror në periferinë jugore të Bejrutit.
Nasrallah thuhet se u vra në sulmet ajrore "intensive dhe të paprecedentë" të premten në mbrëmje nga avionët izraelitë F-35 në një objektiv në lagjen Haret Hreik, bastioni kryesor i Hezbollahut në Bejrutin jugor.
Menjëherë pas sulmeve, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se sulmi kishte në shënjestër shtabin kryesor të Hezbollahut, për të cilin ai pretendonte se ishte ndërtuar nën ndërtesa civile.
Nasrallah kishte qenë prej kohësh një objektiv shumë i vlefshëm për Izraelin për shkak të udhëheqjes së tij të Hezbollahut, një nga kundërshtarët kryesorë ushtarakë të Tel Avivit.
Izraeli bëri disa përpjekje për ta vrarë atë në konfliktet e mëparshme të armatosura, por të gjitha kishin dështuar.
Shefi i Hezbollahut ishte renditur si një terrorist ndërkombëtar që nga viti 1995 nga Departamenti i Shtetit i SHBA, i cili ofroi një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çonte në kapjen ose vendndodhjen e tij./AA/