Ushtria izraelite thotë se e ka rrethuar qytetin e Gazës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari deklaroi se qyteti i Gazës është rrethuar nga ushtria izraelite dhe se Rripi i Gazës është i ndarë tashmë në dy sektorë - veri dhe jug.

"Për momentin, ushtria izraelite nuk ka urdhëruar njësitë të hyjnë në spitalin në Shifa, ku sipas inteligjencës janë fshehur anëtarët e lartë të Hamasit. Zyrtarët e lartë të IDF nuk kanë përjashtuar mundësinë e një operacioni ushtarak në spital nëse mund të kryhet”, njoftoi ushtria izraelite, sipas gazetës “Haaretz”.

Papa për luftën në Gaza: Në emër të Zotit, ju lutem ndaloni - KosovaPress

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu sot gjatë ditës paralajmëroi se nuk do të ketë armëpushim deri në kthimin e pengjeve të marra nga Hamasi.

"Nuk do të ketë armëpushim derisa të kthehen pengjet tanë. Ne u thamë miqve tanë dhe armiqve tanë. Ne do të vazhdojmë derisa t'i mposhtim ata," tha Netanyahu, duke përsëritur një qëndrim tashmë të njohur të Izraelit. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024