Ushqimet që “luftojnë” sëmundjet
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një dietë e mirë ushqimore mund të parandalojë shfaqjen e shumë sëmundjeve dhe nëse përdoret si duhet edhe mund ti luftojë ato.

Për të prekurit nga diabeti rekomandohen ushqime të pasura me fibra, krom e magnez.

"Duhet klasifikuar spektri i ushqimeve që nuk duhen konsumuar si pijet me gaz, alkooli, ushqimet e modifikuara gjenetikisht, lëngjet e frutave gjithashtu. Edhe pse lëngjet e frutave janë të shëndetshme, kur flasim për persona të cilët janë diabetikë ato nuk duhen konsumuar. Ndërsa ushqimet që duhet të jenë pjesë e spektrit ushqimor për diabetikët kemi ushqimet e pasura me krom si qepa, brokoli, fasulet. Kryesisht fasulet me ngjyrë, fasulet e zeza".

Diola Dosti, nutricionistja e cila ka hartuar regjimet ushqimore për patalogjitë më të shpeshta në Shqipëri thotë se personat që vuajnë nga tensioni i lartë duhet të kenë kujdes me alkoolin, ushqimet me sheqer apo ato të konservuara.

"Studimet e fundit tregojnë se hipertensioni nuk e ka bazën te kripa që ne përdorim apo nuk përdorim por te disbalanca midis nivelit të kalciumit dhe magnezit.Për këtë arsye duhen konsumuar më shumë farat e susamit psh që kanë shumë kalcium ose çokollata e zezë që ka magnezin, babania, avokado, arrat."

Ushqimet me ngjyrë jeshile këshillohen për të luftuar problemet që shkakton mëlçia e dhjamosur.

"Ushqimet me vitaminën E si bananet, avokadot, bajamet dhe përdorimi i çajrave, veçanërisht çaji nga lulja e gjembit të gomarit."

Për problemet me aparatin tretës ekspertja e dietës sugjeron të mos përdoren ushqimet e skuqura dhe pijet me gaz.

"70% e sistemit imunitar është përqëndruar në aparatin tretës kështu që duhet të kemi një kujdes shumë të shtuar dhe gjatë regjimeve patologjike është mirë të hiqet dorë nga konsumi i mishit, ndoshta dhe produktet shtazore, të paktën deri sa të arrijmë në një barazim të parametrave."

Diola Dosti thotë se është rritur ndërgjegjësimi i qytetarëve për të konsumuar ushqime të shëndetshme e shpesh herë kërkojnë ndihmën e ekspertëve për ditat që duhet të ndjekin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024