UP-ja hap Institutin e Farmacisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
UP-ja hap Institutin e Farmacisë
instituti
24/04/2026 - 10:45
Linku u kopjua

Sot është lansuar Instituti i Farmacisë në Universitetin e Prishtinës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Hajrulla Çeku, e cilësoi këtë si një moment shumë të rëndësishëm për Universitetin e Prishtinës dhe për zhvillimin e arsimit të lartë në vend. Ai theksoi se kjo nuk është vetëm një hap organizativ, por një forcim i lidhjes mes arsimit, profesionit dhe nevojave reale të shoqërisë.

Duke theksuar rendësin e këtij instituti, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu nënvizoi rëndësinë për qytetarët e Kosovës dhe pacientët që të kenë garanci se marrin barna cilësore, me përmbajtjen dhe paketimin e duhur.

Sipas tij, nëse asgjë tjetër, ky institut duhet të garantojë që në vendin tonë të sigurohet cilësia e barnave dhe të jetë në shërbim të publikut.

Ndërkaq, dekani i Fakultetit të Mjekësisë pranë UP-së, Sefedin Muccaj tha se instituti përfaqëson një hap në avancimin e kapaciteteve shkencore.

Ai tha se ky fakultet mbete i përkushtuar për zhvillimin e arsimit dhe shëndetësisë në vend.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026