United bllokon Garnachon që të luajë për Argjentinën
Lexohet për: 2 min.
9-United
2 vite më parë
Linku u kopjua

Manchester United e ka bllokuar Alejandro Garnacho që të bashkohet me Argjentinën për detyrën ndërkombëtare, raportojnë mediat në shtetin e Amerikës së Jugut.

Kampionati i Amerikës Jugore U20, i njohur si “Sudamericano”, fillon muajin e ardhshëm, me ish-yllin e Barcelonës dhe Liverpoolit, Javier Mascherano, në krye të skuadrës argjentinase, raporton KosovaPress.

Sidoqoftë, “TyC Sports” ka bërë të ditur se Garnacho është njëri nga pesë lojtarët të cilët nuk janë lejuar nga klubet e tyre për garën në fjalë, duke rrezikuar një përplasje mes shtetit dhe klubit.

Garnacho pritej që të merrte pjesë në “Sudamericano” pasi që nuk arriti të ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Argjentinës e cila ngriti Kupën e Botës në Katar.

Sidoqoftë, paraqitjet e tij kanë bërë që ai të ketë një rol kyç për Manchester Unitedin këtë sezon. Ai ka bërë 10 paraqitje për “Djajtë e Kuq”, duke shënuar dy gola, dhe u paraqit si rezervist në fitoren 3:0 të United kundër Nottingham Forestit të martën.

Përveç Garnachos, edhe Matias Soule, Franco Carboni, Valentin Carboni dhe Luka Romero nuk janë lejuar nga skuadrat e tyre që t’i bashkohen Kombëtares së Argjentinës për grupmoshat U20.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025