Ulutash takohet në Beograd me shefin e ushtrisë serbe
Siguri
Lexohet për: 1 min.
IMG-20241002-WA0124
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutash, ka takuar sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Beograd.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon duke ripohuar rëndësinë e dialogut të hapur për konsolidimin e stabilitetit rajonal.

Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutash me homologët e tij kryesorë ushtarakë në Kosovë dhe rajon.

Gjeneralmajor Ulutash do të largohet më 11 tetor 2024. Ai do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024