Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 16-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi–B, si dhe të ankesës së ushtruar nga: KF Ferizaj, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga: KF “Ulpiana”, të lojtarit i cili ka qenë i shënuar në protokol dhe është aktivizuar në ndeshje,
Me këtë rast, është pranuar ankesa e Klubit të Futbollit – Ferizaj dhe ndeshja e javës së 16-të e Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi-B, në mes KF “Ferizaj“ dhe KF “Ulpiana” e përfunduar me rezultat 2:3 në fushë për KF “Ulpiana”, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Ferizaj”.
Ndaj KF “Ulpiana” dhe lojtarit të sipërpërmendur, konform nenit 77, paragrafi 3 të Rregullorës së Garave inicohet procedura disiplinore.