Ulen me 7.2 për qind eksportet në Kosovë, thellohet deficiti tregtar
Lexohet për: 1 min.
bqkkk
1 vit më parë
Linku u kopjua

Eksportet e mallrave të Kosovës u ulën ndjeshëm këtë vit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Në raportin për statistikat e sektorit të jashtëm të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës thuhet se eksporti për këtë periudhë është zvogëluar për 7.2 për qind dhe shënoi vlerën 645.5 milionë euro deri në shtator.

Ndërsa, sipas BQK-së deri në shtator të këtij viti kishte deficit tregtar në vlerë 3.29 miliardë euro, që është për 4.8 për qind.

“Bilanci tregtar në mallra deri në shtator të këtij viti kishte deficit në vlerë 3.29 miliardë euro, që është për 4.8%  më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 7.2% dhe shënoi vlerën 645.5 milionë euro (695.5 milionë euro ishte deri në shtator 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje të lehtë prej 2.6% duke arritur vlerën  3,935.6 milion euro (3,835.3 milion euro ishte deri në shtator 2022)”, thuhet në raportin e BQK-së.

https://kosovapress.com/bie-eksporti-i-kosoves-rreth-12-per-qind-thellohet-deficiti-tregtar/
https://kosovapress.com/bie-eksporti-i-kosoves-thellohet-deficiti-tregtar-per-20-5/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025