Ukraina: Rusia ka burgosur 600 gazetarë e aktivistë
Lexohet për: 1 min.
yP8ngCDI
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rreth 300 civilë ukrainas, kryesisht gazetarë dhe aktivistë publikë, po mbahen në burgjet e improvizuara në Kherson dhe 300 të tjerë në vendbanime të tjera të pushtuara në rajonin e Khersonit, sipas të dërguarës së presidentit ukrainas për Krimenë, Tamila Tasheva.

Tasheva tha se ka rreth 600 njerëz në rajon që janë "në të vërtetë pengje dhe po mbahen në bodrume të pajisura posaçërisht, në fakt burgje".

"Ata mbahen në kushte çnjerëzore dhe torturohen. Dëshmitarët raportojnë klithma që mund të dëgjoheshin nga vendet ku qytetarët tanë u nënshtroheshin veprimeve të tilla të paligjshme," tha ajo në një konferencë shtypi.

Tasheva tha se disa civilë po zhvendosen nga rajoni Kherson në Krime dhe po mbahen si pengje civilë dhe robër lufte.

"Disa njerëz që u larguan nga Mariupoli u ndaluan gjatë filtrimit në kufirin administrativ me Krimenë dhe u dërguan në qendrën e paraburgimit në Simferopol," tha ajo, raporton BBC.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025