Ukraina pohon se janë vrarë më shumë se 5000 ushtarë rusë
Lexohet për: 1 min.
220225075757-02-ukraine-russia-damage-022522-exlarge-169-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Mbrojtjes e Kievit pohon se më shumë se 5000 ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 5,300 trupa ruse janë vrarë dhe pohojnë se 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 transportues të personelit të blinduar janë shkatërruar nga forcat e Ukrainës.

BBC nuk ka qenë në gjendje t'i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, megjithëse Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se Rusia ka përjetuar dëme "të mëdha" në fazat fillestare të konfliktit.

Pohimet nga Ukraina pasojnë deklarimet nga ministria ruse e mbrojtjes të dielën se forcat e saj kanë pësuar humbje, megjithëse zyrtarët nuk kanë dhënë një shifër të saktë.

Ndërkohë, vëzhguesit e OKB-së kanë thënë se kanë konfirmuar të paktën 94 vdekje të civilëve gjatë ditëve të para të luftimeve.

Ata po ashtu kanë thënë se pushtimi ka shkaktuar "pasoja të rënda humanitare" dhe se numri i viktimave mund të jenë dukshëm më i lartë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024