Ukraina godet ​​për herë të parë me raketa britanike Rusinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Ukraina godet për herë të parë me raketa britanike Rusinë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ukraina ka kryer sot sulmin e parë me raketat britanike "Storm Shadow" në Rusi, sipas raportimeve të mediave.

Një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer nuk pranoi të komentonte përdorimin e raketave britanike, duke thënë se zyra e tij nuk do të komentonte mbi raportet apo çështjet operative.

Gazeta britanike Guardian ka mësuar se raketat janë përdorur vërtet, ndërsa Bloomberg në raportin e tij të mërkurën, duke cituar një zyrtar perëndimor të paidentifikuar, konfirmoi gjithashtu përdorimin e tyre.

Një kujtesë se këto janë raketa britanike, raketa të NATO-s.

Foto të pakonfirmuara janë shfaqur në aplikacionin Telegram që supozohet se tregojnë fragmente raketash në një vendndodhje brenda rajonit Kursk.

Britania e Madhe ka deklaruar më parë se Ukraina mund të përdorë raketa lundrimi Storm Shadow ekskluzivisht brenda territorit ukrainas. Megjithatë, qeveria e presidentit Volodymyr Zelensky ka kërkuar leje prej muajsh për të përdorur këto raketa për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.

Pak muaj më parë u shfaq informacioni se Britania kishte dhënë leje për përdorimin e Storm Shadow në territorin rus, por nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024