Ukraina do të kërkojë një seancë urgjente të KS të OKB-së për shkak të sulmeve ruse
Lexohet për: 1 min.
Volodomyr Zelensky
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ukraina do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku temë do të jenë sulmet e fundit ruse ndaj objekteve të prodhimit të energjisë elektrike, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky.

“Vrasja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. “Ukraina do të vazhdojë të kërkojë një përgjigje vendimtare nga bota ndaj këtyre krimeve”, shkroi Zelensky në Twitter.

Agjencia shtetërore atomike e Ukrainës Energoatom njoftoi më herët sot se disa njësi të centralit bërthamor të Ukrainës Pivdenoukrainskaya u mbyllën për shkak të humbjes së energjisë gjatë sulmeve ajrore ruse në të gjithë Ukrainën.

Një seri shpërthimesh bënë jehonë më herët sot në Kiev, dhe shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet Dnipropetrovsk dhe Mykolaiv, ku u raportuan disa ndikime.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalii Klitschko, konfirmoi se ka pasur një sulm në infrastrukturën kryesore civile dhe pas shpërthimeve ka pasur ndërprerje të energjisë në disa vende.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025