Ukraina akuzon Rusinë për vrasjen e fëmijëve
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform, raporton se qe nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, ushtria ruse ka vrarë 554 fëmijë në Ukrainë dhe ka plagosur 1419 fëmijë të tjerë, duke iu referuar kështu shifrave të publikuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Telegram.

"Më shumë se 1973 fëmijë kanë vuajtur në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur të plotë të Federatës Ruse. Që nga mëngjesi i 30 qershorit 2024, sipas informacioneve zyrtare nga prokurorët për të mitur, 554 fëmijë u vranë dhe më shumë se 1.419 janë lënduar në shkallë të ndryshme”, thuhet në deklaratë.

Fëmijët vuajtën më shumë në rajonin e Donetskut - 550, Kharkiv - 399, Kherson - 154, Dnipro - 152, Kiev - 130 dhe Zaporizhzhia - 119.

Më 29 qershor, 11 fëmijë u plagosën në granatimet armiqësore të qytetit të Vilniansk në rajonin e Zaporizhzhia. Dy vajza të moshës 10 dhe 17-vjeçe dhe një djalë 15-vjeç u vranë dhe tetë fëmijë të moshës 14-15 vjeç pësuan lëndime me ashpërsi të ndryshme.

Sipas Ukrinform, në orën 17:40 të datës 29 qershor, ushtria ruse gjuajti me raketa qendrën e Vilniansk. Deri në orën 09:30 të datës 30 qershor, 43 persona kanë mbetur të plagosur, shtatë prej tyre kanë mbetur të vdekur (tre burra, një grua dhe tre fëmijë). Tridhjetë e gjashtë persona u plagosën, përfshirë nëntë fëmijë.

Ndryshe, Rusia të dielën pretendoi se kishte marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin lindor Donetsk të Ukrainës.

Një deklaratë e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Ruse tha se kanë marrë nën kontroll fshatrat Spornoye dhe Novoaleksandrovka, dhe se shumë armë e pajisje ushtarake, duke përfshirë municione të prodhuara nga SHBA, u shkatërruan.

Kjo vjen pasi Rusia pretendoi kapjen e vendbanimit Shumy të Ukrainës lindore të shtunën dhe vendbanimin Rozdolivka të premten, raporton AA.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024