UEFA nis hetimet ndaj Mourinhos për fyerje të gjyqtarit Taylor
Lexohet për: 1 min.
13-Roma, UEFA
1 vit më parë
Linku u kopjua

UEFA ka nisur hetimet ndaj Jose Mourinhos për fyerje të gjyqtarit Anthony Taylor gjatë finales së Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Romës.

Ky vendim u morr nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s, pasi që Mourinho u pa tejet i nervozuar pas ndeshjes me gjyqtarin Taylor, të cilin nuk e kurseu nga të sharat, raporton KosovaPress.

 “Trajneri i Romës duhet të përgjigjet për gjuhën fyese drejt Taylor”, thuhej në deklaratën e Komisionit Disiplinor.

Po ashtu, nga hetimet nuk do të shpëtojnë as të dy klubet, Roma dhe Sevilla.

Roma akuzohet për sjellje të pahijshme të ekipit, hedhje të gjësendeve në fushë dhe dëmtim, kurse Sevilla akuzohet për hyrje në fushë me forcë, hedhje të gjësendeve dhe sjellje të pahijshme të skuadrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024