Udinese dënohet për shkak të fyerjeve të tifozëve ndaj Maignan
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Udinese është urdhëruar të luajë një ndeshje në Serie A me dyer të mbyllura pasi portieri i Milanit, Mike Maignan u abuzzua në mënyrë raciste të shtunën mbrëma.

Federata Italiane ka vendosur që Udinese ta luajë ndeshjen e radhës në shtëpi në Serie A me dyer të mbyllura pas abuzimit racist ndaj portierit të Milanit Maignan të shtunën.

Kjo do të thotë që asnjë nga tifozët e tyre nuk do të lejohet në ndeshjen e ardhshme të ligës në stadiumin Blue Energy më 3 shkurt 2024, kundër Monzas së Raffaele Palladino.

Gjyqtari sportiv në një deklaratë zyrtare theksoi se abuzimi racist bëri që loja të pezullohej dy herë, fillimisht për një minutë dhe më pas për pesë minuta, përcjellë KosovaPress.

Abuzimi racist erdhi kryesisht nga anëtarët e ultras të Udineses në Curva Sud, por gjyqtari vuri në dukje se tifozët e tjerë në sektorë të tjerë të stadiumit nuk ishin distancuar nga ajo që po ndodhte.

Megjithatë, Udinese u vu menjëherë në aksion për të identifikuar përgjegjësit dhe një person tashmë është ndaluar përjetësisht nga hyrja në stadium.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024