U.D. Presidentja Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
U.D. Presidentja Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri
U.D. Presidentja Haxhiu 1234
21/05/2026 - 15:49
Linku u kopjua

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përuruar sot strehimoren e parë institucionale në veri, të renovuar me një investim prej 634 mijë eurosh.

U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se vizitën në pjesën veriore të Mitrovicës e nisëm aty ku shihet qartë dallimi mes shtetit që rikthen ligjin dhe krimit që ka dashur ta mbajë peng, njoftoi Zyra e U.D. të presidentes.

“Kjo është strehimorja e parë në rajon sipas standardeve të Konventës së Stambollit. Asokohe si ministre e Drejtësisë, bashkë me ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ministrin Xhelal Sveçla, e ridestinuam këtë objekt në strehimore për viktimat e dhunës në familje”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo ka thënë se sot çelësat iu dorëzuan Ministrit, Andin Hoti, që kjo hapësirë të vihet plotësisht në shërbim të atyre që kanë nevojë për siguri, kujdes dhe dinjitet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026