Një sulmuese kroate, e cilësuar si “futbollistja më seksi në botë”, tani ka reaguar në lidhje me këtë përshkrim të saj.
Ana Maria Markovic, luan si sulmuese për skuadrën zvicerane Grasshopper Club Zürich, por shumica e fjalëve për të nuk kanë të bëjnë me punën e saj në fushë.
Duke folur për botimin zviceran “20 Minuten”, Markovic tha se i pëlqente etiketa si "futbollistja më e bukur në botë", por "seksi" është një gjë jo e hijshme.
“Më kanë pëlqyer artikujt që më kanë quajtur futbollistja më e bukur apo një nga më të bukurat sepse më gëzon kur dëgjoj që jam e bukur. Por më pas u shfaqën artikuj gazetash në të cilat më cilësonin si futbollisten më seksi. Nuk më pëlqeu kjo. Edhe për shkak të familjes sime”, tha Markovic.
Ndërkaq, më poshtë i gjeni edhe disa foto të futbollistes kroate.
https://www.instagram.com/p/CetxJ-Dtt19/