Prokuroria Themelore e Pejës dha detaje shtesë për vrasjen që ndodhi sot pasdite në Bokshiq të Klinës.
Prokuroria bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe se me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Komunikatë e përbashkët për media nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe DRP – Pejë
Arrestohet një person për vrasje të rëndë në komunën e Klinës
Policia e Kosovës me të pranuar informatën menjëherë ka dal në vend të ngjarjes dhe ka kuptuar se një person ishte i plagosur me armë zjarri.
Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shteti do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj personit të dyshuar në Gjykatën Themelore të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda