Kreu i diplomacisë turke, Hakan Fidan, deklaroi sot se marrëdhëniet e ngushta midis Zagrebit dhe Sarajevës janë çelësi për paqen dhe stabilitetin afatgjatë të Bosnjë-Hercegovinës dhe pjesës tjetër të rajonit.
Ai këto komente i bëri pas takimit të shefave të diplomacive të Kroacisë, Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në Forumin e Dubrovnikut. Takimi i fundit në këtë format u mbajt në nëntor 2020 dhe treshja theksoi se duhet të mbahet më shpesh.
Ankaraja mbështet pa rezerva integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik të BeH, theksoi shefi i diplomacisë turke. Ai shprehu shqetësimin për "retorikën e mosmarrëveshjes" brenda Bosnje dhe Hercegovinës dhe theksoi rëndësinë e "krijimit të një atmosfere pajtimi nëse duam të shohim përpara."
Shefi i diplomacisë së BeH-së, Elmedin Konakoviq, falënderoi udhëheqjen kroate për avokimin për BeH në procesin historik të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Fidan, Konakoviq dhe Gordan Grliq Radman diskutuan për forcimin e bashkëpunimit midis tri vendeve, duke përfshirë fusha të tilla si ekonomia, arsimi dhe industria e mbrojtjes.
"Ne konfirmuam se një Ballkan Perëndimor i sigurt, i qëndrueshëm dhe i begatë me një perspektivë të qartë evropiane, është strategjia jonë e përbashkët interes”, tha ministri kroat.