Turisti britanik në kujdes intensiv pas sulmit nga peshkaqeni
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Një turist britanik ndodhet në terapi intensive pasi u sulmua nga një peshkaqen në Trinidad dhe Tobago. Incidenti i së premtes pranë hotelit Starfish në Courland Bay, bëri që qeveria të mbyllte shtatë plazhe dhe një park detar përgjatë bregut veriperëndimor të ishullit të Karaibeve. Peshkaqeni dem, sipas Shtëpisë së Asamblesë së Tobagos, ishte 8-10 metra i gjatë dhe dy metra i gjerë. Kryesekretari Farley Augustine tha se viktima ishte një britanik 64-vjeçar, duke shtuar se ai ishte në një gjendje "të qëndrueshme", por kishte pësuar lëndime të rënda në krahun, kofshën dhe stomakun e tij. Një zyrtar lokal e quajti atë si Peter Smith, nga Berkhamsted në Hertfordshire.

"U bënë disa rilidhje, për shembull të gishtërinjve, dhe shpresojmë se kjo do t'i shpëtojë ata gishta," tha  Augustine në një konferencë shtypi. “Ne e dimë se ka plagë të konsiderueshme në njërën nga këmbët e tij që nuk mund të mbyllen plotësisht. Detyra në këtë kohë për profesionistët tanë shëndetësorë është me të vërtetë të stabilizohen dhe të sigurojnë që ne të mund të shpëtojmë jetën dhe sa më shumë gjymtyrë që të jetë e mundur." Një shpërblim prej 10 mijë dollarësh fillimisht iu ofrua kujtdo që mund të kapte peshkaqenin, por kjo më vonë u tërhoq. Një menaxher i sporteve ujore në një hotel në plazh, i cili pa incidentin, tha se burri ishte i zhytur ne ujë deri në bel kur peshkaqeni e sulmoi. Ai tha për mediat lokale se ata e kishin të kthyer kurrizin dhe nuk e panë peshkaqenin që po afrohej.

"Njerëzit e tjerë në ujë po përpiqeshin fizikisht të luftonin peshkaqenin ndërsa ai sulmonte", shtoi ai. Në një deklaratë, qeveria tha se pamjet e peshkaqenëve u raportuan në zonën Grafton dhe Parkun Detar Buccoo Reef. Zyrtarët thanë se mbylljet do t'i lejojnë rojës bregdetare dhe Departamentit të Peshkimit të hetojnë incidentin dhe të neutralizojnë kërcënimin e peshkaqenëve, nëse është e mundur. /SkyNews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024