Trump paditi CNN për shpifje, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ngriti sot një padi për shpifje kundër rrjetit televiziv amerikan CNN, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim dhe duke pretenduar se rrjeti televiziv zhvilloi një "fushatë shpifjeje" kundër tij.

Trump pretendon në padinë e tij, të paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Fort Lauderdale, Florida, se transmetuesi përdori ndikimin e tij si një burim kryesor lajmesh për ta mposhtur atë politikisht.

Trump pretendon në padi se CNN përdori etiketa shpifëse kundër tij si "racist", "lakej rus", "rebel" dhe "Hitler". CNN nuk ka komentuar ende rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025